Sri Lanka: Pas sulmit në pallat, Presidenti Rajapaksa do të jap dorëheqjen më 13 korrik
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pasi protestuesit hynë në rezidencën e tij zyrtare dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit.
As kryeministri dhe as presidenti nuk ishin në ndërtesa.
Qindra mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin Kolombo, duke bërë thirrje që zoti Rajapaksa të jepte dorëheqjen pas muajsh protestash për keqmenaxhimin ekonomik.
Rajapaksa do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Kryeministri Wickremesinghe ka pranuar të japë dorëheqjen.
Kryetarja e parlamentit Mahinda Abeywardana tha se presidenti vendosi të largohej "për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit".
“Prandaj kërkoj nga publiku që të respektojë ligjin dhe të ruajë paqen”, tha ai.
Vetëm disa orë më parë, shtëpia e Ranil Wickremesinghe ishte në flakë pasi protestuesit hynë brenda dhe e dogjën atë.
Turmat më herët kishin pushtuar rezidencën zyrtare të Rajapaksa, duke u shtrirë në dhomat e saj shtetërore dhe duke u hedhur në pishinën e tij.

Vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.
Një numër i madh protestuesish udhëtuan drejt kryeqytetit nga i gjithë vendi.