Parlamenti Europian: Kosova e Serbia të njohin njëra-tjetrën

Për herë të parë, institucionet e Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë ta konkludojnë dialogun me njohje reciproke. Ndërsa u bë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën, Prishtinës i kërkohet të formojë unifikimin e komunave serbe.

Marrëveshjet e veçanta në dialogun Prishtinë-Beograd nuk janë të mjaftueshme.

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën rezolutën ku thotë se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në njohjen reciproke.

Kjo është hera e parë që njohja reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit përmendet në një dokument të institucioneve të BE-së.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edhe pse Greqia, Spanja, Sllovakia, Qipro dhe Rumania janë 5 shtetet e vetme të BE-së që nuk e njohin Prishtinën zyrtare, Parlamenti Evropian e trajton Kosovën si shtet.

Në seancën e PE-së u miratuan raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Në tri raportet u bë thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre vendeve.

Rezoluta e Parlamentit Evropian vë në dukje se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet përfshirë të ashtuquajturin asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili është quajtur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon tha në konferencën për shtyp marrëdhëniet me Serbinë duhet të normalizohen përmes marrëveshjes e cila duhe të bazohet në njohje reciproke.

Eurodeputetja gjermane bëri thirrje edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

"Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtimin për të avancuar në reformat e lidhura me BE-në dhe është pozicionuar qartë si një partner i besueshëm me ne dhe NATO-n. Për fat të keq, BE-ja ka dështuar që të sigurojë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Shpresoj që ky të jetë raporti i fundit ku përmendet dështimi i liberalizimit të vizave," deklaroi ajo.

Ndërsa vlerësohet njëtrajtshmëria e politikës së jashtme të Prishtinës me ato të BE-së kundër Rusisë, PE i tërhoqi vëmendje Kosovës për moslejimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në 3 prill.