Shiu zvogëlon pjesëmarrjen, vijon protesta në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit francez

Shiu zvogëlon pjesëmarrjen, vijon protesta në Maqedoninë e

Me thirrjet “Kurrë Veri, vetëm Maqedoni”, “Tradhtarë”, “Bullgarë” edhe sonte qindra qytetarë në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur para Qeverisë në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez. 

Ndryshe nga dita e djeshme, tubimi sot para Qeverisë ka qenë relativisht i qetë, ndërsa qytetarët të cilët për shkak të reshjeve të shiut kanë qenë në numër shumë më të vogël se ditët e kaluara, kanë kërkuar që qeveria të refuzojë propozimin francez dhe i kanë bërë thirrje policisë: “Ku e ke dinjitetin?” 

Pas një kohe të shkurtër ata marshuan drejt Parlamentit duke u ndalur para Ministrisë së Jashtme.