"Kërkoj falje që nuk u tregova i sukseshëm", Boris Johnson jep dorëheqjen si kryeministër

Boris Johnson ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kreut të qeverisë britanike dhe nga drejtimi i konservatorëve, pas një sërë skandalesh në qeverinë e tij dhe kërkesës së vazhdueshme të zyrtarëve të Partisë Konservatore për të dhënë dorëheqjen.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Johnson do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri i cili do të vijë nga radhët e konservatorëve.

"Dua të falënderoj popullin britanik, për privilegjin e pamasë që më keni dhënë. Dhe dua t’iu bëj me dije se nga tani derisa të vijë kryeministri i ri, do t’i shërbehet interesit tuaj dhe qeveria e vendit do të vijojë përkujdesjen," tha ai.

58-vjeçari në fjalimin e tij të shkurtër të mbajtur në oborrin e selisë kryeministrore e quajti punën e tij tre vjeçare si më të bukurën në botë.

"Unë e di se do të ketë shumë njerëz që do të ndihen më të lehtësuar dhe ndoshta jo më pak ata që do të zhgënjehen. Dhe dua që tani se sa i trishtuar ndihem që po heq dorë nga puna më e bukur në botë, " tha ai.

Dorëheqja e Boris Johnson erdhi pas një sërë thirrjesh për dorëheqje nga kabineti i tij.

Në harkun e 48 orëve zyrtarë të rëndësishëm të kabinetit Johnson, përshirë sekretarë dhe ministra janë dorëhequr për mospajtim me udhëheqjen e Boris Johnson. 

"Në ditët e fundit jam përpjekur të bind kolegët e mi se do të ishte e çuditshme ndryshimi i qeverisë kur po japim kaq shumë, dhe kur ishim vetëm pak pikë mbrapa në sondazhe qoftë edhe në zgjedhjet afatmesme, kur skena ekonomike është kaq e vështirë brenda dhe jashtë vendit. Më vjen keq që nuk kam qenë i suksesshëm në ato argumente dhe sigurisht është e dhimbshme që nuk mund të shoh vetë kaq shumë ide dhe projekte, tha Johnson.

Dorëheqja e Boris Johnson lë pas një sërë skandalesh të regjistruara prej tij dhe një klime të trazuar politike të shkaktuar nga lëvizja Brexit, pandemia dhe së fundmi rënia ekonomike.