Tjetër zjarr në Lezhë, djeg ullinj dhe vreshtari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2022, 17:48
Një zjarr tjetër ka rënë në Lezhë.
Flakët janë shfaqur në fshatin Zejmen dhe deri tani ka djegur 10 hektarë me ullinj dhe vreshtari.
Dy zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakeve.
Kujtojmë që mbi 50 hektarë me ullinj e pemtari të tjera janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit në fshatin Troshan të Lezhës.
Zjarri ë fshatin Troshan ka rënë rreth orës 14:00 të ditës së sotme ndërsa për fikjen e tij krahas zjarrfikësve u angazhuan dhe banorë të zonës, duke shmangur rrezikun për banesat.
