“Gjithkush ha nga pak në këtë pastrim paraje”, Demaliaj: Qeveria e rilindjes po krijon një hapsirë tjetër kriminale

Analisti  Ilir Demaliaj  gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me nismën e qeverisë Rama për amnistinë fiskale në Shqipëri. 

Demaliaj  tha se kjo nismë nuk i duket fare me interes, madje sipas tij që të investohet me miliona dollar nga emigracioni është thjesht një pastrim i parasë.

Ai tha se përmes amistisë fiskale qeveria e rilindjes po krijon një hapsirë tjetër kriminale për pastrimin e parasë.

Ilir Demaliaj: Nuk më duket fare me interes. E ka dënuar BE dhe sigurisht që do ta dënojë. Që të investohet me miliona dollar nga emigracioni është thjesht një pastrim i parasë. Për të pastruar dhe zyrtarët e lartë paratë që kanë marrë në lidhje me krimin. Qeveria e rilindjes po krijon një hapsirë tjetër kriminale për pastrimin e parasë. Shqipëria jeton në një trafik të drograve, të korrupsionit të pastrimit të parave.


“Të gjithë jetojnë në këtë trafik kriminal dhe pastrim paraje, gjithkush ha nga pak. Kështu nuk ndërtohet as shteti i së drejtës,  as demokracia liberale”, u shpreh Demaliaj.