Koshat plot në “Astir”, banorët denoncojnë problemet me pastrimin e mbetjeve urbane
Në shumë zona të Tiranës, banorët ankohen për shërbime të munguara nga Bashkia e Tiranës. Në këto ditë të nxehta vere, në Astir denoncohen probleme me pastrimin.Koshat e tejmbushur me mbeturina duket se janë tablo e zakonshme për kalimtarët apo banorët e kryeqytetit. Në Astrir banorët thonë se koshat e papastruar mbajnë erë të rëndë, duke i rrezikuar ato dhe nga ndonjë infeksion i mundshëm. Përgjegjës për këtë situatë bëjnë kryebashkiakun Veliaj.
Të ecësh në rrugët e Astirit duhet të kesh stomak të fortë.
"Shumë shqetësuese është era. Tani ndihet shumë."
Në Facebookun e kryebashkiakut të Tiranës, kontejnerët e mbetjeve urbane lahen.
Në realitet qelben.
"Të bie tifoja, asnjëherë nuk janë larë kazanët."
Këto pamje dhe ata që jetojnë aty rrëzojnë propagandën.
Me temperaturat e verës, situata është bërë e padurueshme.
Në shtëpi e biznese qëndrojnë me dritare mbyllur nga era e rëndë.
"Vjen shumë erë e keqe. Duhet ti heqin natën."
"Është problem."
Akuzojnë se bashkinë e Tiranës se ka dështuar tu ofrojë shërbimet për të cilat paguajnë taksa.
"Asgjë nuk bën. Asnjë kazan nuk lahet. Qelbesh, pisllëk. Kështu do shkojmë në Europë?! Ne do ta prishim Europën."
