Kryemadhi i përgjigjet Ibrahimajt: Keni paguar kompanitë fiktive, çfarë transparence është bërë me incineratorin e Tiranës?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, lidhur me evazionin fiskal tek incineratorët pasi kjo e fundit tha se skema të tilla fiktive me incineratorët dhe kompanitë janë proceduar qysh në vitin 2018 mbi skemat e mashtrimi

Në një deklaratë për mediat Kryemadhi tha se në deklaratën e ministres kishte shumë luhatje, ndërsa i ka kërkuar asaj të tregojë çfarë transparence është bërë në incineratorin e Tiranës.

Kryemadhi lëshoi akuza duke thënë se ministrja e dinte që kompanitë e denoncuara prej saj janë fallso, por sipas Kryemadhit, qeveria nuk i ka kontrolluar magazinat e këtyre kompanive.

Monika Kryemadhi: Ka një reagim pas kaq kohësh, por jam e bindur se në deklaratën e saj ka shumë luhatje. I kërkoj ministre të tregojë çfarë transparence është bërë në incineratorin e Tiranës. Nuk është i realizuar dhe nëse jo, a mund të thotë ministria sa ka  paguar deri tani. Këto 47 milion euro që janë paguar, për çfarë kanë shërbyer? Kjo është detyrë kryesore e Ministrisë së Financave për të shpjeguar se ç’bëhet me paratë e buxhetit.

Unë e di mirë dhe s’ka nevojë të ma thotë ministrja se kompanitë që kam denoncuar janë falso, që nuk kanë mallra në magazinë dhe as njerëz të punësuar. Kemi kontrolluar, në bazë të dokumentacionit që kemi, që këto kompani kanë shërbyer për të bërë gjithë evazionin fiskal të Klodian Zotos dhe kompanive të tjera. A i keni kontrolluar magazinat e këtyre kompanive? Pyes unë sot ministren e Financave.