Aksident në Korçë, makina përplaset me një motor, plagoset një person

Aksident në lagjen 10, në kryqëzimi i gjimnazit Raqi Qirinxhi.

Një makinë përplaset me një motorr.

Drejtuesi i motorrit ndodhet në spital për mjekim.

Burime bëjnë me dije se ka marrë dëmtime por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Mësohet se ka qenë drejtuesi i motorrit që ka humbur kontrollin duke goditur makinën.