Zjarri bën kërdinë në Lezhë, mbi 50 ha ullishte e pemëtari të shkrumbuara në Troshan

Mbi 50 hektarë me ullinj e pemtari të tjera janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit në fshatin Troshan të Lezhës.

Zjarri ka rënë rreth orës 14:00 të ditës së sotme dhe vijon të jetë aktiv, ndërsa për fikjen e tij krahas zjarrfikësve u angazhuan dhe banorë të zonës, duke shmangur rrezikun për banesat.

Dëmet e shkaktuara për fermerët në këtë fshat janë mjaft të mëdha.