Fieri si Saharaja pa ujë, në lagjen nr.1 prej dy vitesh nuk shkon ujë
Pavarësisht e temperaturat po prekin vlerat e tyre maksimale këto ditë, banorët e lagjes nr.1 në Fier nuk kanë ujë. Ata shprehen se kjo është vera e dytë pa ujë, ndërsa shqetësimet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.
Uji i pijshëm në këto ditë të nxehta është kthyer në një shqetësim për banorët e lagjes nr.1 në Fier.
Prej gati dy vitesh uji në këtë lagje të qytetit vjen shumë pak, por në dy muajt e fundit ai është ndërprerë totalisht.
"Këto 20 ditët e fundit jemi zero."
"I njoftuam, erdhën dhe panë sahatët. Thanë do rregullojnë valvulat dhe asgjë. Nuk patëm përmirësim për ujin."
"Nuk kemi ujë dhe kur vjen me pikatore."
Për nevojat personale detyrohen që atë pak ujë që vjen në çezma ta përdorin për të mbushur bidona dhe detyrohen ta kursejnë.
"Marrim me bidona ku në kat të parë, ku në kat të dytë. Shumë problem uji, viti i dytë sivjet."
Banorët thonë se pavarësisht situatës, ata vazhdojnë të paguajnë taksat në mënyrë të rregullt.
"Votën kryeministrit ja japim me të dyja duart, por të na plotësojë kushtet. Nuk kemi ujë."
"Problemin e di bashkia, unë taksat i paguaj çdo muaj."
Ky është viti i dytë që banorët kanë këtë problematikë ku pavarësisht ankesave, ende pushteti vendos nuk ka zgjidhur situatën.
Banorët shtojnë se kanë shkuar shpesh herë në Ujësjellës Kanalizimet Fier, por uji vjen vetëm ditën që ata depozitojnë ankesën, më pas situata është ende e njëjtë.
