Protokollet e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës, PS kërkon shqyrtim me procedurë të përshpejtuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2022, 15:56
28 deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkojnë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të dy projektiligjeve, Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës dhe Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Suedisë.
Dy projektligjet kërkohet që të shqyrtohen nesër në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Sigurisë dhe atij të Politikës së Jashtme, e cila do të mbahet gjatë seancës plenare të ditës së nesërme, e enjte 7 korrik.
Më pas dy projektligjet do të përfshihen në rendin e ditës të seancës plenare.