Miliarderi Soros bën thirrje: Të bashkëpunojmë me republikanët kundër Trump

Miliarderi i akuzuar si komplotist në shumë vende të botës, madje edhe në Tiranë, ka thënë se Donald Trump përbën rrezik për demokracinë amerikane. Ish-presidenti sipas filantropit ka emëruar ekstremistë të djathtë në Gjykatën e Lartë.

As Kina dhe as Rusia, rreziku më i madh për Amerikën, vjen nga brenda.

Kështu pretendon filantropi George Soros duke vënë theksin te ish-presidenti Donald Trump.

Përmes një shkrimi, miliarderi është shqetësuar për vendimin e Gjykatës së Lartë e cila përmbysi një vendim të vitit 1973 lidhur me abortin.

KETU LAJMI MINUTE PAS MINUTE

"Kërcënimi më i madh për Amerikën vjen nga armiqtë e brendshëm të demokracisë të cilët përfshijnë Gjykatën e Lartë, e cila dominohet nga ekstremistët e ekstremit të djathtë dhe Partia Republikane e Donald Trump e cila i vendosi ata," tha ai.

Soros e ndan Partinë Republikane në dy pjesë, atë të zotit Trump dhe atë që e kundërshton 76-vjeçarin të udhëhequr nga përfaqësuesi i republikanëve në Senat Mitch McConell.

Zgjidhja sipas filantropit, i cili është një sponsorizues i rregullt i Partisë Demokratike, është kontakti me republikanët e tjerë që kundërshtojnë Donald Trump.

Sipas 91-vjeçarit, presidenca 4-vjeçare e Trump ka çuar në emërimin e dhjetëra gjyqtarëve të rinj, njësoj siç ndodhi edhe në Gjykatën e Lartë, për të cilët miliarderi me origjinë hungareze thotë se ata kanë ideologji të ekstremit të djathtë.

Emëruesi i përbashkët sipas Soros i vendimeve të fundit të gjykatave është mbështetja e kauzave të promovuara nga Donald Trump dhe dobësimi i kauzave të favorizuara nga Partia Demokratike.

Hungaria, vendi i tij i lindjes dhe Izraeli, shteti i origjinës së tij familjare e kanë shpallur filantropin non grata duke e cilësuar si një kërcënim për vendet e tyre.

Krahas këtyre vendeve Xhorxh Soros është në listën e zezë të Rusisë, Turqisë, Polonisë, Pakistanit dhe Filipineve.