Nju Jork/ Dinosauri i rrallë del në ankand për 8 milion $
Një skelet i plotë i një dinozauri të rrallë pritet të shitet deri në 8 milionë dollarë kur të dalë në ankand këtë muaj në Nju Jork. Ko është hera e parë që kjo specie, e quajtur ndryshe, “hardhuca e tmerrshme” vendoset në dispozicion për t’u blerë nga koleksionistët privatë.
Një skelet i plotë i një dinozauri “Gorgosaurus” pritet të shitet deri në 8 milionë dollarë kur të dalë në ankand këtë muaj në Nju Jork. Kjo është hera e parë që kjo specie vendoset në dispozicion për t’u blerë nga koleksionistët privatë.
Gorgosaurusi ishte një anëtar i familjes Tyrannosaurid, emri i të cilit përkthehet si hardhucë “e ashpër” ose “e tmerrshme”, sipas shtëpisë së Ankandeve “Sotheby’s”.
Me përmasa 3 metra i lartë dhe 6.7 metër i gjatë, ekzemplari i ruajtur mirë i Gorgosaurus ka ekzistuar afërsisht 70 milionë vjet më parë dhe i ngjan një versioni në shkallë më të vogël të të afërmit të tij Tyrannosaurus rex, të cilit i parapriu rreth 10 milionë vjet.
Skeleti u zbulua në Montana në vitin 2018 dhe është një nga vetëm disa të tillë që janë gjetur ndonjëherë në SHBA, pasi shumica e mbetjeve janë zbuluar në Kanada.

Gorgosaurus është i vetmi skelet i këtij lloji i disponueshëm për t’u blerë nga një koleksionist privat, tha shtëpia e ankandeve Sotheby’s, me të gjithë të tjerët që mbahen në koleksione institucionale si muzetë dhe universitetet.
Dinozauri jetoi në pjesën perëndimore të Amerikës së Veriut afërsisht 77 milionë vjet më parë.
Mesatarisht, Gorgosaurusi mashkull i rritur mund të peshonte deri në 1 mijë e 814 kilogramë dhe paleontologët besojnë se ata ishin më të shpejtë dhe më viskozë se Tyrannosaurus rex.
Studiuesit besojnë se Gorgosaurus kishte një pickim më të fortë se çdo kafshë në Tokë sot, sipas Sotheby’s.
Skeletet e dinosaurëve kanë marrë shifra miliona dollarëshe në ankand gjatë viteve të fundit. Një skelet Tyrannosaurus Rex me nofkën “Stan” u shit për 31.8 milionë dollarë në vitin 2020.

