"Ky është terrorizëm i pastër", Rusia bombardon tregun qendror në Ukrainë

"Ky është terrorizëm i pastër", Rusia bombardon

Bombardimet ruse kanë djegur një treg qendror në qytetin lindor të Ukrainës, Slovyansk, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 7 të tjerë.

"Ky është terrorizëm i pastër!" tha kreu rajonal i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

Kryebashkiaku Vadym Lyakh tha se Slovyansk po goditet nga sulmet e artilerisë ruse nga pozicione më të afërta, pasi u bë një qytet i vijës së parë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai postoi foto të zjarrit të së martës në Facebook, duke përshkruar granatimet masive dhe duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë në strehimore.

Rusia po kërkon të pushtojë të gjithë zonën industriale lindore të Donbasit.

Zona përbëhet nga dy rajone, Luhansk dhe Donetsk.

Javën e kaluar, ushtria e Ukrainës tha se duhej të tërhiqej nga Lysychansk, bastioni i fundit i saj i mbetur në Luhansk, pasi ishin hasur me sulmet intensive të forcave ruse.

Ajo tha se trupat e saj tani po forconin fortifikimet për të mbrojtur zonat që ajo mban në Donetsk, duke përfshirë Slovyansk.

Kreu rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai tha të martën se luftimet e ashpra po zhvillohen në skajin e rajonit të Luhansk pranë Lysychansk.

"Armiku ka dislokuar forca të konsiderueshme," tha ai, duke shtuar se Rusia po përpiqej të dërgonte më shumë nga forcat e saj përtej një lumi.