Presidenca Çeke prezanton programin në Parlamentin Europian
Presidenca Çeke ka prezantuar ditën e sotme programin e saj me 5 pika në Parlamentin Europian.
Kryeministri çek Petr Fiala deklaroi se ata do të fokusohen në 5 pika mjaft të rëndësishme për Europën në këtë moment që ajo ndodhet.
1. Menaxhimi i krizës së refugjatëve dhe një plan sidomos për refugjatët nga Ukraina. Sipas tij agresioni rus ka ndikuar direkt apo indirekt në të gjithë vendet europiane. Pasoja direkte është vala më e madhe e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Republika ceke është një ndër vendet që ka pritur më së shumti refugjatë nga Ukraina.
Kryeminstri deklaroi se ato do të mbrojnë sovranitetin dhe territorin e Ukrainës duke përdor çfarëdolloj mjeti që kanë në dispozicion.
2. Programi i rindërtimit të Ukrainës pas luftës. Ky program do të përfshijë rikonstruktimin e infrastrukturës publike, shërbimet minimale, stabilitetin ekonomik.
3. Sigurimi i energjisë. Kjo luftë ka treguar se sa e varur është BE nga gazi rus dhe se sa e pavarur duhet të etë ajo. Presidenca ceke do të fokuzohet në sigurimine burimeve të reja të gazit dhe naftës përpara dimrit.
"Për këtë duhet të shfrytëzojmë të gjithë potencialet gjeografikë që ne zotërojmë, tha ai.
4. Kriza e ushqimit. Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja në të gjithë botën sa i takon rezervave ushqimore dhe varfërisë. Sipas kryeministrit cek,deklaroi ata do të punojnë mjaft për të lehtësuar krizën ushqimore në Europë, paojë kjo e invazionit rus në Ukrainë.
5. Stabiliteti në Europë. Presidenca çeke deklaroi do të punojnë për lirinë, të drejtat e njeriut, lirinë e medias dhe pavarësinë e institucioneve europiane.
