E trishtë: Vogëlushi 2-vjeçar mbeti jetim pasi ju vranë prindërit në paradën e 4 korrikut

Një 2-vjeçar ka mbetur jetim pasi të dy prindërit e tij u vranë kur një snajper hapi zjarr në paradën e 4 korrikut në Çikago.

Irina McCarthy, 35 vjeç dhe Kevin McCarthy, 37 vjeç, ishin mes shtatë të vrarëve në sulmin e së hënës, në të cilin rreth 50 njerëz gjithashtu pësuan plagë me armë zjarri dhe lëndime të tjera.

Vogëlushi i tyre, Aiden, u nda nga prindërit e tij në kaosin e të shtënave.

Ai u kthye më vonë te gjyshërit e tij nga policia, thuhet në një faqe për mbledhjen e fondeve.

“Ai do të ketë një rrugë të gjatë përpara për t'u shëruar”, ka shkruar Irina Colon, e cila ka organizuar faqen GoFundMe me lejen e familjes.

Ajo shtoi se gjyshërit e Aiden do të kujdesen për të. Fondi ka mbledhur gati 1.4 milion dollarë (1.17 milion £) deri më tani.

"Pas të shtënave në Highland Park, IL, më 4 korrik, komuniteti North Shore u mblodh për të ndihmuar një djalë për të cilin ne nuk dinim asgjë. Ne e çuam atë në siguri në rrethana tragjike, u mblodhëm për të gjetur gjyshërit e tij dhe u lutëm për sigurinë e familjes së tij”, shkroi Colon.

“Mjerisht, më duhet të ndaj emrin e tij… Aiden McCarthy. Dhe ai ka nevojë për më shumë ndihmën tonë. Prindërit e tij Irina & Kevin u vranë gjatë të shtënave të 4 korrikut. Në moshën dy vjeçare, Aiden mbetet në pozitën e paimagjinueshme; të rritet pa prindërit e tij.”