‘Çmendet’ policia holandeze, oficerët e rendit qëllojnë me pistoletë drejt traktoristëve protestues (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Holandë, ku policia ka qëlluar me armë zjarri drejt disa fermerëve të cilët kishin dalë për të protestuar kundër reformave të reja bujqësore të qeverisë.
Policia në Holandë qëlloi me armët e shërbimit fermerët të cilët protestonin kundër reformës së re bujqësore.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale evidentohen disa efektivë policie të cilët qëllojnë drejt një traktori ndërsa ai tentoi t’i shmangej zbatimit të ligjit.
Incidenti u regjistrua pranë hyrjes së një autostrade në qytetin e Heerenveen, ku policia lokale pretendoi se shoferët e traktorëve u përpoqën të përplasnin oficerët dhe automjetet e tyre të shërbimit.
U shënua një situatë kërcënuese. Janë qëlluar të shtëna paralajmëruese dhe më pas është qëlluar drejt traktorëve.
Një mjet bujqësor është goditur dhe tre të dyshuar janë ndaluar dhe më pas janë arrestuar. Askush nuk u lëndua nga përplasja.
Megjithatë pamjet e të shtënave janë shfaqur në rrjetet sociale dhe nuk tregojnë ndonjë tentativë përplasjeje të traktoristëve ndaj forcave të policisë.
Një video tjetër tregon një oficer policie me një pistoletë në dorë ndërsa i jep komanda një shoferi traktori të parkuar pranë autostradës, gjatë gjithë kohës duke drejtuar armën drejt automjetit.
Një deputet i Parisë Konservatore komentoi më vonë pamjet, duke thënë se nuk tregonte askënd në rrezik të afërt, ndërsa shtoi etiketat dhuna policore.
Ai u kërkoi autoriteteve të japin llogari për mospërputhje të dukshme sa më shpejt të jetë e mundur, duke vënë në dukje gjithashtu se ai kishte kërkuar një debat urgjent në parlament.
Policia lokale tha se për shkak se një oficer qëlloi me armën e shërbimit ndërsa ishte në detyrë, Departamenti Kombëtar i Hetimit Kriminal të vendit do të nisë një hetim mbi incidentin për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Përplasja erdhi gjatë një vale trazirash mes fermerëve holandezë, të cilët kanë kundërshtuar me zë të lartë një iniciativë të qeverisë për të ulur emetimet e ndotjes, duke përfshirë oksidin e azotit dhe amoniakun, me 50% gjatë tetë viteve të ardhshme.
Dutch police shoot at #farmer and his tractor ????.#Netherlands #FarmersProtest #FarmerProtest pic.twitter.com/0qR6EjO0L6
— Markus Haintz (@MarkusHaintzUSA) July 5, 2022
