Festa e "të shtënave" në SHBA/ Arrestohet autori i sulmit me 6 të vrarë. Në Filadelfia plagosen dhe dy policë(VIDEO)

Policia amerikane ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit të 4 korrikut gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, i cili qëlloi për vdekje gjashtë persona.

Mësohet se autori i krimit kishte hipur në një çati duke qëlluar me pushkë drejt qytetarëve që merrnin pjesë në Paradën e Ditës së Pavarësisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia e shtetit të Illinios njoftoi se kishte vënë në pranga shtetasin Robert Crimo, 22 vjeç, i cili tentoi të largohej me një automjet.

Zyrtarët e emergjencave thanë se dhjetëra persona, përfshirë edhe fëmijë, janë duke marrë trajtim mjekësor në spital, pas lëndimeve nga të shtënat me armë zjarri.

Disa prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike.

Parada e Pavarësisë nisi në orën 10:00 sipas kohës lokale dhe u ndërpre 10 minuta pasi nisën të dëgjoheshin të shtëna.

Disa orë pas të shtënave në Çikago, dy policë u plagosën në të shtënat në Filadelfi përsëri gjatë festimeve të 4 korrikut.

Guvernatori demokrat i shtetit të Illiniosit pas ngjarjes deklaroi se sot ishte dita më e mirë për të folur për debatin e armëve, një dëshirë e Partisë së tij në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Edhe presidenti Joe Biden u zotua se do të vazhdojë të luftojë epideminë e dhunës përmes armëve.

Javën e kaluar, Biden nënshkroi projektligjin e parë federal për sigurinë e armëve në pothuajse 30 vjet.

Legjislacioni udhëzon ushtrimin e kontrolleve më të ashpra për blerësit e rinj të armëve dhe inkurajon shtetet që të largojnë armët nga personat që konsiderohen si kërcënim për veten dhe të tjerët.