“Oferta” e Albano Bogdos për vajzat: Po të doni kaloni pushimet me mua dhe më paguani 700€
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2022, 22:14
Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo, u ka bërë një ftesë publike të gjitha vajzave që e ndjekin në rrjetet sociale dhe që duan të kalojnë pushimet krah tij.
Në një video që ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet në breg të detit, ndërkohë krahas videos ka bërë dhe ftesën e veçantë për vajzat që kanë dëshirë të kalojnë pushimet me të.
Mirëpo për këtë Bogdo ka vënë dhe çmim. Në ftesën e tij, ai thotë se kushdo vajzë të kalojë pushimet me të duhet të paguajë 700 euro për kënaqësinë e të ndenjurit me të.
“Kush t dojë( gocë, kuptohet), unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua”, shkruan ai.


