Heqja e vetos/ Kancelari i Austrisë: Maqedonia e Veriut të shqyrtojë propozimin francez
Në Forumin Europian Wachau, kancelari i Austrisë Karl Nehammer, tha se Maqedonia e Veriut duhet të shqyrtojë propozimin francez për Bullgarinë, pasi kjo e fundit hoqi veton.
Ai tha se Maqedonia e Veriut ka për të pa mundurën për të arritur këtë progres që kanë sot, ndërsa shtoi se vendet e Europës kanë për detyrë që të sigurojnë që procesi i negociatave të nisë sa më parë.
"Maqedonia e Veriut ka të drejtën ta shqyrtojë nëse ajo çka u votua në parlamentin bullgar është dicka me të cilën janë në rregull dhe duke folur për Maqedoninë e Veriut, ata kanë bërë gjithcka ka qenë e mundur për të arritur këtë progres, deri në ndryshimin e emrit të tyre. Kështu që, është detyrimi ynë për tu siguruar që ky proces të nisë njëherë e mirë."- tha ai.
Ligjvënësit bullgarë votuan për të lejuar qeverinë të heqë veton e saj pas ndryshimeve në tekstin e kuadrit te negociatave që do të garantojë të drejtat e bullgarëve në vend nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe do të nxiste përkushtimin e Shkupit për të ruajtur marrëdhënie të mira me Bullgarinë.
Përsa i përket Bosnje Hercegovinës, tha se vendi ka ende shumë hapa për të hedhur ndërsa shtoi se tensionet etnike nuk po ulen.
"Përtej kësaj është Bosnje Hercegovina. Vendi ka nevojë për vëmendjen tonë të plotë, ky vend nuk ka ecur kaq larg sa Maqedonia e Veriut apo Shqipëria, ka shumë hapa që ende duhen hedhur, tensionet etnike po rriten në vend që të ulen. Në vjeshtë e në dimër mund të ketë edhe më shumë tensione e dhunë teknike, deri në pikën që mund të përsëritet historinë që mori fund 30 vjet më parë."- u shpreh ai.
