“Deri në përqafimet tona të ardhshme”, djali i Vjosa Berishës dedikim prekës për nënën e ndjerë

Dy ditë me parë (23 qershor) u nda nga jeta regjisorja e njohur, Vjosa Berisha, pasi nuk i mbijetoi dot luftës me kancerin. Lajmin e trishtë e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, i cili bëri një postim në profilin e tij në “Instagram”.

Së fundmi ka reaguar edhe djali i Vjosës, Leka, i cili ka ndarë disa foto me të ëmën, në momente të ndryshme të jetës së tij.

Krahas fotove shkruan: Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota.

Regjisorja e njohur ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej për kancerin në vezore prej më shumë se një viti. Për fat keq ajo nuk ia doli mbanë, dhe humbi jetën.

“Deri në përqafimet tona të ardhshme”, djali i Vjosa