Serbi/ Studentët, të papunët dhe pensionistët 15 mijë lekë nga shteti për pushime

Ndërsa në Shqipëri mezi sigurohen shpërblimet për pensionistët në fundvit, aleati i kryeministrit Rama në Open Balkan, Aleksandër Vuçiç do të lëshojë rreth 200 mijë kuponë me vlerë 15 mijë lekë për shtresat në nevojë për të kaluar pushimet në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nënshkruar një dekret pushimesh për studentët, pensionistët dhe të papunët.

Duke pasur në fokus personat që nuk marrin më shumë se 70 mijë dinarë në muaj, ose afro 70 mijë lekë të reja, shteti serb do u jap tre shtresave të mësipërme kuponë me vlerë 15 mijë lekë të reja për pushime brenda vendit.

Të paktën 200 000 qytetarë serbë do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kuponët shtetërorë me qëllim pushimin gjatë verës brenda vendit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vuçiç gjatë një fjalimi publik tha se përfitues të kuponit të pushimeve do të jenë edhe personat me aftësi të kufizuara, invalidët e luftës dhe grupe të tjera sociale në nevojë.

Vuçiç: Arsyet për lëshimin e këtyre kuponëve janë për t’i njohur njerëzit më shumë me vendin e tyre dhe për t’i mbajtur paratë brenda Serbisë.

Më 15 gusht, Presidenca serbe pritet të fillojë bisedimet me punëdhënësit dhe sindikatat me qëllim rritjen e pagës minimale.

Qeveria serbe pritet që të kompensojë pronarët me qëllim që këta të fundit të rrisin pagën minimale për punëtorët.

Kreu i shtetit bëri edhe një premtim për pensionistët.

Vuçiç: Ne duam që njerëzit tanë të jetojnë më mirë, kështu që pensionet nga 1 janari do të rriten me 19.1 %.