Bullgaria voton pro propozimit francez. Kryeministri maqedonas dje refuzoi zgjidhjen e presidentit Macron

Parlamenti bullgar ka votuar pro zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut sipas propozimit të Presidencës franceze të Këshillit Evropian.

Sipas projektrezolutës, Shkupi duhet të pranojë propozimet e Parisit në mënyrë që Sofja zyrtare të heqë veton për t’i dhënë përparësi fqinjit të saj në rrugën evropiane.

Mirëpo kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri maqedonas u shpreh nga Brukseli se ishte kundër propozimit francez.

Sipas draftit të këtij rekomandimi, do të duhej që bullgarët të hynin në Kushtetutën maqedonase dhe që Sofja jo detyrimisht duhet ta njohë maqedonishten si gjuhë.