Ja sa është aktualisht nafta në Maqedoninë e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2022, 21:28
Teksa në Shqipëri çmimi i naftës ka ‘fluturuar’ në rajon dhe kryesisht në Maqedoninë e Veriut nuk është e njëjta gjë.
Analisti Sefer Selimi, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, tha se aktualisht çmimi I naftës në Maqedoninë e Veriut është 1.5 deri në 1.7 euro.
Pyetje: Sa tregtohet një litër naftë në karburantet e Maqedonisë së Veriut
Sefer Selimi: Si një nga masat që mori qeveria e Maqedonisë së Veriut ishte dhe përllogaritja në bazë ditore e çmimit të naftës. Nafta është 1.5 deri në 1.7 euro.
