Formacioni titullar kundër Islandës nuk ka surpriza

Asnjë surprizë në 11-ëshen titullare të Shqipërisë në mdeshjen debutuese të Ligës së Kombeve në Rejkjavik.

Reja zgjedh formacionin 3-5-2 i kushtëzuar nga mungesat e Brojës, Manajt, Uzunit apo Bares. 

Formacioni;

Formacioni titullar kundër Islandës nuk ka surpriza

Ndeshja starton në orën 20.45 në stadiumin e Rejkjavikut dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve 2022 ku Shqipëria bën pjesë në grupin B2 edhe me Izraelin.

Në këtë transfertë Shqipëria është ndjekur edhe nga dhjetra tifozë kuqezi që kanë ndezur atmosferën përpara sfidës ndërkohë qe trajneri Reja ka kërkuar me ngulm fitore, pavarësisht mungesave në grup.

Ai ia ka hequr alibitë skuadrës duke theksuar se ata qe do të zbresin në fushë duhet të japin gjithçka për këtë ndeshje që e ka konsideruar si kulmin e aventurës së tij shqiptare.