E kërcënoi vëllai i modeles me foto nudo, Egla Harxhi zbulon se çfarë i bëri tropojani

Egla Harxhi është padyshim një nga figurat më përfolura të ekraneve shqiptare. Sidomos për marrëdhëniet treshe mes saj, bashkëshorti dhe një vajze të tretë.

E ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone' përballë moderatores Ester Bylyku, Egla rrëfeu një histori se e kërcënoi vëllai tropojan i një modeleje me të cilën kishte pozuar nudo.

Sipas Eglës, ka qenë ideja e modeles për këtë fotoset i cili ishte tërësisht artistik, por vëllai tropojan i vajzës nuk ka qenë dakord. Madje ai e kërcënoi Eglën, që të fshinte fotot.

Por çfarë ndodhi më pas?

Egla thotë: 'Kërcënimi ishte vetëm verbal, momental, sepse vajza ishte e rritur. Të gjitha fotot që janë bërë kanë pasur një koncept artistik nga mbrapa. Ato foto janë bërë me konsensus dhe dëshirë të plotë nga ana e të dyjave. Nuk pati asnjë problem apo ndjekje nga mbrapa të vëllait të vajzës nga Tropoja.