'Pendohem që iu dhashë Albi Dhimës', Alesja e Përputhen zbulon dyshimet për Albin

Alesja Hoxha, vajza 21-vjeçare e cila është bërë e njohur nëpërmjet 'Përputhen', rrëfeu për herë të parë gjithë prapaskenat e njohjes së saj me Albin. Ajo tha se ka dal keq përpara publikut sepse nuk pranoi deklarimin e Albit, por në fakt ajo e dinte që kishte diçka që nuk shkonte. Dhe pak ditë më vonë, zbuloi se ai kishte një lidhje jashtë programit.

Gjatë intervistës përballë moderatores Ester Bylyku, ajo u shpreh se ishte penduar.

Ester Bylyku: A ka pasur ndonjë moment gjatë eksperiencës televizive, që je penduar?

Alesja Hoxha: Jam penduar që në fillim që jam shprehur, dhe i jam dhënë një personi që në fund nuk ia vlejti

Ester Bylyku: Që është?

Alesja Hoxha: Albi Dhima. Ka qenë një njohje e bukur që po e shijoja shumë por dhe kisha dyshime për atë njohje.