VIDEO/ Derri i egër kafshon një grua në plazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2022, 22:09
Një incident ka ndodhur në një plazh, ku një derr i egër ka dalë nga deti dhe ka plagosur një grua po rrinte në diell.
Sipas mediave të huaja, gruaja është dërguar menjëherë në spital për të dhënë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në një plazh në Costa del Sol.
Siç shihet në një video të publikuar nga mediat e huaja, turistët janë tmerruar ndërsa derri i egër vrapon përgjatë plazhit. Shihet se ai nuk ka lënduar njeri tjetër ndërsa, rojet e plazhit arritën ta largonin kafshën nga plazhi.
Edhe pse nuk dihet se si kafsha përfundoi në det, besohet se është gjetur në parkun e afërt Serra Gelada, i cili shtrihet në zonat Benidorm, Alfaz del Pi dhe Altea.
