Treni në Gjermani del nga shinat, humbin jetën tre persona, plagosen 16 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme (3 Maj) në Gjermani, në krahinën e Bavarisë, pasi një tren ka dalë nga rruga.

Mediat gjermane bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit tragjik, kanë humbur jetën 3 persona ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa bëhet e ditur se 16 nga të plagosurit, ishin në gjendje të rëndë.

 “Njerëzit po tërhiqen nga dritaret”, tha policia.

Policia thotë se nuk përjashtohet që mes të plagosurve të ketë edhe një sërë studentësh që po udhëtonin për pushime verore.