Ju flet Moska - Pse lufta ruso-ukrainase e bën të pashmangshme luftën turko-greke

Pse lufta ruso-ukrainase e bën të pashmangshme luftën turko-greke ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastrot Myftaraj.

Kastrot Myftaraj: Pse lufta ruso-ukrainase e bën të pashmangshme luftën turko-greke? Mos harrojmë që Rusia kërkon zgjerim të konflikteve në zonën e NATO-s.

Rusia është e interesuar që të shpërthejë luftëra brenda NATO-s. Rusia tashmë e quan veten të çliruar nga disa interesa dhe mbështetje që kishte ndaj ca vendeve.

Kur Greqia u bashkua me sanksionet, Rusia e quan veten të çliruar për ta mbështetur. Për Rusinë është me interes që të ketë një konflikt të tillë.

Greqia ka humbur luftën me Turqinë dhe humbi territore në këto vende. Turqia nuk do të kishte fituar po të mos ishte Rusia Sovjetike.

Tani jemi në situatën kur Rusia e sotme është si ajo e vitit 1942. Vendet perëndimore Rusia i sheh si vende armike për shkak të luftës në Ukrainë.