Mourinho e la në stol, Marash Kumbulla feston me flamurin kuq e zi fitoren e Romës

Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar që luan me Romën, nuk pati fatin të zbresë në fushë si lojtar në finalen e Conference League, në stadiumin "Air Albania" në Tiranë por kjo nuk e pengoi të festojë me skuadrën fitoren ndaj  Feyenoord.

Me flamurin kuq e zi në dorë ai festoi në fushën e blertë me lojtarët e ekipit.

Ndeshja Roma-Feyenoord përfundoi me rezultatin 1:0.

Roma ngriti një trofe në qiell siç nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2007/08 (Coppa Italia) dhe fitoi një titull ndërkombëtar pas më shumë se 60 vjetësh (i fundit ishte Kupa e Panaireve 60/61).

Mourinho rishkruan historinë e klubit, por edhe të tijën, duke vendosur titullin e tij të pestë evropian nga pesë finalet e luajtura.

Një çlirim për të gjithë tifozët Giallorossi, pas vitesh vuajtjesh dhe zhgënjimesh.

Mourinho e la në stol, Marash Kumbulla feston me flamurin kuq e zi fitorenMourinho e la në stol, Marash Kumbulla feston me flamurin kuq e zi fitoren