Ka emocione dhe jashtë stadiumit, ja ku po e ndjekin finalen tifozët pa bileta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 21:18
E ndërsa duket se e gjithë atmosfera festive është përqëndruar në stadiumin "Air Albania" ku po luhet finalja e madhe e UEFA Europa Conference League mes Romës dhe Feyenoord, në fakt tre "mistadiume" të hapura janë përqendruar në "Pedonale" ku ndodhen tifozët holandezë që nuk siguruan dot biletë, te Amfiteatri ata të Romës dhe në sheshin "Skënderbej" tifozët neutralë të cilët po e përcjellin ndeshjen përmes ekraneve gjigande.