"Roma vaffanculo", tifozët e Feyenoord provokojnë italianët para finales së "Conference League"

Gjithçka është gati për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin "Air Albania". 

Arbitrat kanë zbritur në fushë ndërsa lojtarët e dy ekipeve po bëjnë nxemje.

Ndërkohë shumica e tifozëve kanë zënë vend në stadium sëbashku me banderolat në mbështetje të skuadrave të zemrës.

Nga ata holandezë nuk kanë munguar provokimet ndaj kundërshtarëve.

"Roma vaffanculo" shkruhej në një prej banderolave.