Roma vendos kurorën në Tiranë. Trofeu i parë europian në historinë e klubit, “qan” Feyenoord (Video)

Roma vendos kurorën në Tiranë. Trofeu i parë europian

Roma në librin e historisë se futbollit botëror dhe një emër që për Shqipërinë do të mbetet përherë në legjendë.

Ka vetëm një skuadër që buzëqesh në kryeqytetin shqiptar dhe edhe ekipi i Marash Kumbullës, Francesco Tottit apo Pruzos. Mjaftoi një gol në pjesën e parë që ndeshja të merrte një drejtim pa kthim ku skuadra verdhekuqe arriti të siguronte me vështirësi një trofe që i jep më shumë vlerë klubit tëvthemeluar në vitin 1927.

Roma vendos kurorën në Tiranë. Trofeu i parë europian

Skuadra italiane nën drejtimin e Jose Mourinhos arriti një fitore magjike në një natë magjike dhe në një qytet magjik, në Tiranën që mirëpriti të parën finale të UEFA Conference League. 

Roma vendos kurorën në Tiranë. Trofeu i parë europian

Ndeshjen e mijëra emocioneve, tifozëve në shkallë, lojtarëve në fushë dhe Marash Kumbullës, idhullit të shqiptarëve qe Mourinho vendosi ta ulte në stol.

Nicolo Zaniolo në minutën e32-të, gdhëndi me shkronja të arta finalen që Tirana e organizoi me madhështi dhe shumë dashuri. Ndeshje që nuk u ndez asnjëherë ne pjesën e parë madje trazoi edhe më shumë shpirtrat e holandezëve të frustruar.

 

Sfidë që u bë shumë herë më e bukur në pjesën e dytë. Gaz në maksimun nga skuadra e Slot, Jose Mourinho u drodh nga rastet e Malacia e Sinisterra.

Me kalimin e minutave, Feyenoor e humbi shpejtësinë dhe pavarësisht  dërrimeve të Slot, skuadra nga Rotterdami nuk e gjeti asnjëherë ritmin dhe rastet për të bërëzuar. 

Lotë hidhërimi për 7-8 mijë holandezët e prënishëm ne Air Albania dhe festë në kampin roman. I pari treofe ndërkombëtar në historinë gati 1 shekillore të Romës. Një klun historik që triumfon në një natë dhe qytet historik. Tirana feston për Romën!