Zyrtarisht kampion, trajnerit të Milanit i kthejnë medaljen e vjedhur
Pasi iu desh të priste 19 vite që një skuadër nën drejtimin e tij të merrte një trofe, humori i trajnerit të Milanit, Stefano Piolit u “trazua” kur atij iu grabit medalja e kampionit të Serisë A të dielën, 22 maj.
Milani mundi Sassuolon 3-0 në ndeshjen e fundit të sezonit dhe siguroi Scudetton e tyre të parë në 11 vjet, me njerëzit që hynë në fushë për të festuar me lojtarët dhe ekipin teknik.
Diku aty, gjatë festimeve, dikush i hoqi nga qafa medaljen Piolit, me trajnerin e “kuqezinjve” që kërkon përmes rrjeteve sociale t’ia kthejë, pasi siç shkruante me shaka “është e vetmja që kam”.
Më në fund policia ka lokalizuar autorin, pasi ai postoi në Instagram një foto me medaljen dhe mbishkrimin “faleminderit Pioli”, duke i kthyer medaljen në dorë trajnerit italian pas disa orësh.

