Emocionuese/ Burrit i transplatohen me sukses të dyja krahët, përqafon për herë të parë vajzën e tij
Një 49 vjeçar nga Islanda iu nënshtrua transplantit të krahëve duke u bërë kështu njeriu i parë në botë që i nënshtrohet transplantit të dyfishtëve të krahëve.

Felis Gretarsson iu prenë krahët pasi u godit nga rryma në punë, në vitin 1998.
Pas një kërkimi të gjatë, ai gjeti kirurgun Jean- Michel Dubernard dhe i kërkoi atij t'i realizonte transplantin e të dy krahëve. Operacioni u realizua me sukses në janar të 2021.

Gretarsson ka befasuar mjekët me përparimin e tij të jashtëzakonshëm. Tani ai është në gjendje të lëvizë duart, të lajë dhëmbët, të ecë e të hedhë topin për qenin e tij.
Madje një foto e tij që përqafon vajzën e tij 24 vjeçare për herë të parë, që kur ishte tre muajshe dhe fëmijët e saj, ka bërë xhiron në rrjet.

"Ishte e vështirë për mua t'i shikoja ato foshnja duke qarë dhe në pamundësi për t'i marrë në krahë," ka thënë ai.
Ai shprehet se ka filluar të ndjejë duart dhe tempraturën tek to, por ka akoma shumë punë për të bërë.