Karantinë si në pandemi. Autoritetet belge: Lia e majmunit u përhap gjatë paradës së LGBTQI+

Grupi i Vlerësimit të Rrezikut në Belgjikë i cili jep udhëzimet për sëmundjet infektive ka njoftuar një karantinë tre javore për pacientët e infektuar me linë e majmunit pasi tre persona rezultuan pozitivë.
Një rast i katërt u evidentua të dielën, për të cilën autoritetet thonë se përhapja u bë gjatë paradës së komunitetit LGBTQI.
Ata u bënë thirrje pjesëmarrësve në festival që të tregohen vigjilentë për çdo simptomë, pasi sipas tyre shkalla e përhapjes është në rritje.
Festivali i krenarisë me më shumë se 80,000 njerëz nga e gjithë Evropa, është etiketuar gjithashtu si një ngjarje e mundshme tejet përhapëse e lisë së majmunëve, veçanërisht në Spanjë.

Madridi është shfaqur si pikë e nxehtë e virusit me më shumë se 30 persona të diagnostikuar.
Ende nuk ka një ilaç për kurimin e sëmundjes së zbuluar për herë të parë në Afrikën perëndimore dhe atë qendrore, megjithëse mjekët besojnë se ajo mund të largohet pas 3 javësh.
Ndërsa qeveria belge ka paralajmëruar të infektuarit të izolohen, ajo u ka thënë atyre që të shkojnë në urgjencë për rastet e agravuara, njësoj si për të infektuarit me Covid-19 gjatë këtyre dy vjet pandemi.
Organizata Botërore të Shëndetësisë sugjeron se lija e majmunit nuk transmetohet lehtësisht midis njerëzve, me përjashtim të kontakteve shumë të ngushta.
Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, ënjtje të nyjeve limfatike, dhimbje të shpinës dhe muskujve; këto pasohen nga shfaqja e një skuqjeje të veçantë me pustula në fytyrë, duar dhe gjetkë në trup. Simptomat fillojnë të shfaqen brenda një dhe dy javësh pas infektimit.
