Numri i të vdekurve të Rusisë në tre muaj në Ukrainë, sa nëntë muaj luftë në Afganistan
Të paktën 15 000 ushtarë rusë kanë humbur jetën në 3 muaj gjatë konfliktit në Ukrainë.
Kështu të paktën vlerësoi departamenti i inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Britaninë e Madhe.
Jetët e humbura në Ukrainë, sipas inteligjencës britanike janë të barabarta me ato që pësoi Bashkimi Sovjetik gjatë konfliktit afgan i cili zgjati për 9 vjet, nga 1979-a deri në 1988-n.
Mbrojtja britanike cilëson se ashtu sikundër konflikti afgan çoi në perëndimin e Bashkimit Sovjetik, edhe lufta në Ukrainë do të sjellë pakënaqësi në popullin rus, sapo ata të mësojnë të vërtetën për humbjet katastrofike.
Ata argumentojnë se edhe populli rus do të rrisë gatishmërinë për të shprehur pakënaqësinë kundër Moskës dhe presidentit Putin.
Vlerësimet e fundit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes konfirmojnë pretendimet e Kievit, të cilët kanë thënë më herët se afro 20 000 trupa ruse, përfshirë disa gjeneralë kanë rënë në Ukrainë.
Ndërkohë presidenti Zelenski rrëfen me shqetësim se 50-100 trupa ukrainas po humbin jetën çdo ditë në lindje të Ukrainës, atje ku ofensiva ruse po bëhet edhe më intensive.
E marta do të shënojë tre muaj që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë. Lufta në Afganistan nisi në dhjetor të 1979 dhe përfundoi në shkurt të 1989 në të cilën u vranë mbi 15 mijë ushtarë.
