Kryebashkiaku i mbështetur nga Rusia përfundon në kujdes intensiv pas shpërthimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2022, 19:31
Andriy Shevchyk, njeriun e “instaluar” nga Rusia si kryebashkiak i Enerhodarit të pushtuar ka përfunduar në spital.
Shevchyk tani është në kujdesin intensiv pasi u plagos në një shpërthim, raporton agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti.
Shevchyk dhe truprojat e tij u lënduan në atë që dukej të ishte një sulm i qëllimtë, sipas kryetarit të zgjedhur të qytetit.
