SHBA planifikon të dërgojë forcat mbrojtëse në ambasadën amerikane në Kiev

Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po shqyrtojnë  mundësinë e dërgimit të forcave speciale për të mbrojtur ambasadën amerikane në Kiev.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes John Kirby tha:

"Ne po shqyrtojmë kushtet e sigurisë të zyrës diplomatike në Ukrainë, por asnjë vendim nuk është marrë."

Wall Street Journal zbuloi se zyrtarë ushtarakë dhe diplomatë amerikanë po shqyrtojnë dërgimin e forcave mbrojtëse  në ambasadën amerikane që u rihap para disa ditësh.