E bujshme /PSG “djeg” Realin, Mbappe zgjedh të qëndrojë në Paris
Real Madrid fitoi në Champions League, PSG triumfon në merkato duke fituar një biletë të rëndësishme për një tjetër 4-vjeçar me Kylian Mbappe.
Lajmin e bujshëm e bëjnë të ditur mediat në Francë që avancojnë me 24 orë fjalimin e sulmuesit të Kombëtares së Francës, i cili duket se ka vendosur përfundimisht për të vazhduar karrierën në vendin e lindjes.
Al Khelaifi ka arritur ta bindë 22-vjeçarin dhe parakalimi i PSG ndaj Real Madrid duket se është i plotë. Gjatë orëve të fundit po bëhet një punë e madhe për të zgjidhur disa detaje të rëndësishme por bisedimet duket se janë drejt fundit dhe vetë sulmuesi do të bëjë të ditur vendimin e marrë duke lënë me “gisht në gojë” Florentino Perez-in.
Në këtë mënuyrë do të mbyllej një telenovelë e gjatë që ka nisur që prej verës së kaluar kur Real i ofroi 180 mln. Euro klubit të sheikëve për ta shkëputur kampionin e botës nga hija e kullës Eiffel.
