Aksident në Korçë/ Shoferja humb kontrollin e Smartit dhe përplaset, sillet në Tiranë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Maj 2022, 09:21
Një aksident është shënuar në orën 01:00 të mëngjesit të 21 majit 2022 në lagjen nr. 1, Korçë.
Shtetasja S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip "Smart", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.