Festivali i Filmit në Kanë/ Gruaja proteston nudo kundër dhunës seksuale në Ukrainë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Maj 2022, 08:01
Një grua doli në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë për të protestuar kundër dhunës seksuale në Ukrainë.
Protestuesja hoqi fustanin duke zbuluar të shkruar në trupin e saj "Mos na përdhunoni" bashkë me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë thënë se po hetojnë rastet e përdhunimit të grave nga rusët gjatë pushtimit.