7x7 42, Duka druhet se mos bën gabimin e Bashës me votat e presidentit. Videoja që i bëri të gjithë për të qeshur

Në kryesinë e Kuvendit po mbahen negociatat për zgjedhjen e presidentit. Kryetari i PAA-së, Agron Duka, anëtar i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” propozon që opozita të bëjë një hap konkret dhe të mos merret me fjalë. Të gjejë një emër të mbledhë 20 firmat dhe të dorëzojë kandidaturën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Madje I tërhoqi dhe vëmendjen Alibeajt duke i lënë të kuptojë të mos luajë me fjalët  por të kalojmë në veprime konkrete. Në një moment Duka tha se teza e 84 votave që e përdor Alibeaj nuk është e duhura dhe në një moment u druajt se mos bënte gabimin matematikor të ish kreut të PD-së Lulzim Basha e cila u bë dhe meme.

Shikoni videon