Arrihet konsensusi: Në 3 raundet e para do të propozojë kandidatura vetëm opozita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2022, 11:36
Është arritur konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës në 3 raunde te para.
Dokumenti i propozuar nga Enkelejd Alibeaj nga PD për propozimin e kandidaturave vetëm nga opozita në këto 3 raunde.
Balla: E zgjidhëm. Jam dakord deri në raundin e tretë propozimet i keni ju. Sillni propozimet që keni. Ne nuk po prapozojmë. Sillini propozimet, bëjeni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultohuni emra me ne, na thoni, nëse doni të vazhdoni vetëm. Pranohet pra dokumenti juaj deri në raundin 3, pastaj vazhdojmë me raundin 4 sikurse thotë kushtetuta.

