India ndalon eksportet e grurit

India ndalon eksportet e grurit ndërsa çmimet po rriten në mbarë botën për shkak të luftës në Ukrainë.

Drejtori i Përgjithshëm i Tregtisë së Jashtme të Indisë tha në një deklaratë se do të ndalohen eksportet e grurit duke hyrë menjëherë në fuqi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Përjashtim këtu përbëjnë rastet kur janë lëshuar sëfundmi dokumente kreditore apo për lejet që do të japë qeveria për vendet që janë të varura te gruri për sigurinë ushqimore.

Qeveria përmendi si shkak për këtë rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojën për të mbrojtur sigurinë ushqimore të vendit dhe të vendeve fqinje që ndikojnë në politikat e saj të eksportit.

India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, pjesa më e madhe e së cilit konsumohet brenda vendit. Kurse Ukraina dhe Rusia përbëjnë sëbashku 14 % të prodhimit global të grurit.