Kharkiv/ Njerëzit po rikthehen në shtëpitë e tyre

Guvernatori i rajonit të Kharkiv ka thënë se forcat ukrainase i kanë nxjerrë jashtë qytetit trupat rusë dhe njerëzit kanë filluar të rikthehen në shtëpitë e tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por Oleh Synyehubov shtoi se situata ende është e rrezikshme dhe njerëzit duhet të marrin parasysh sigurinë e tyre përpara se të kthehen. Kjo pasi trupat ruse e ka minuar vendin gjatë kohës që kanë qenë aty.

"Kjo tregon se është ende shumë herët për tu çliruar. I bëj thirrje të gjithëve të tregohen vigjilent dhe të gatshëm në rast të alarmeve dhe të mos dalin në rrugë pa qenë nevoja", ka thënë ai.