Pentagoni: Pozicioni i Turqisë në NATO nuk ka ndryshuar për shkak të deklaratave të Erdoganit për Suedinë dhe Finlandën

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të sqaruar vërejtjet e bëra nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, por pozicioni i Ankarasë në Aleancë nuk ka ndryshuar për shkak të këtyre deklaratave, tha sonte zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

"Asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me pozicionin e tyre në aleancën e NATO-s ne po punojmë për të sqaruar më mirë pozicionin e tyre," u tha gazetarëve Kirby.

Erdogan tha më herët sot se nuk ishte e mundur që Turqia të mbështeste planet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, sepse këto vende skandinave "presin shumë organizata terroriste".