I vaksinuar 3 herë, Bill Gates rezulton i infektuar me Covid-19
Miliarderi i njohur Bill Gates ka bërë me dije se ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mbrojtësi i hapur i vaksinës tha në Tëitter se ai po përjeton simptoma të lehta dhe ai po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jetë përsëri i shëndetshëm".
Gates shtoi se ai është me fat që është vaksinuar edhe me një dozë përforcuese.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që askush prej nesh të mos përballet më me një pandemi”, tha ai.
Gates ka folur shpesh për përpjekjet zbutëse dhe si të parandalohet pandemia e ardhshme.
Ai parashikon që me disponueshmërinë e zgjeruar të vaksinave, që vitin e ardhshëm bota nuk do të ketë ndërprerjen e nivelit që kemi pasur për tre vitet e para të pandemisë.
Në total, Fondacioni Gates ka dhënë të paktën 1.75 miliardë dollarë për të mbështetur përgjigjen globale ndaj Covid-19.
